Depuetja e Partise Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi përmes një postimi në Facebook ka shkruar se kryeministri Albin Kurti diasporën e sheh veç si votë dhe monedhë.
Tutje, Musliu-Shoshi ka kritikuar ekzekutivin për mos sjellje të Ligjit për Diasporën. Megjithatë ajo ka shkruar se Kurti diasporën vetëm e ka shfrytëzuar për bartjen e e shpenzimeve për vartësit.
Krejt në fund ajo ka shkruar se diaspora nuk mund të joshet me premtime e oferta boshe.