Deputetja e PDK-së: Nëse s’distancohet nga deklaratat e ish-Këshilltarit, Kurti mendon sikur ai

Prishtinë | 25 Pri 2020 | 17:17 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e PDK’së, Ganimete Musliu, ka thënë se nuk mjafton vetëm shkarkimi i Shkëlzen Gashit nëse Albin Kurti nuk distancohet nga deklarimet e tij.

Përmes një reagimi në profilin e saj, Musliu ka nënvizuar pjesë të deklaratës së Kurtit që sipas saj nënkuptojnë se Shkëlzen Gashi mund të vazhdojë një debat të tillë, por të mos e bëjë vetëm nga pozita e këshilltarit të tij.

“D.m.th. Ti vazhdo me debatin se mire e ke une pajtohem me ty veq mos e beje nga pozita e keshilltarit tim perndryshe kurr s’do te shkarkoja veq po e sheh edhe vet presionin e tepert public”, ka thënë Musliu.

Ajo ka thënë se është e turpshme që Kurti nuk distancohet nga deklarimet e këshilltarit të tij.

“Marre as nje fjale qe tregon distancim nga deklaratat e keshilltarit te tij.

S’mjafton lirimi nga detyra. Nese nuk distancohet dhe nuk i denon deklaratat e keshilltarit te tij ai mendon njejt si ai”, është shprehur Musliu

Të ngjashme