Që nga mëngjesi para sallës “1 Tetori” në Prishtinë është krijuar tollovi e madhe nga personat që po prisnin për të marrë vaksinën AntiCOVID, raporton Gazeta Express.
Për situatën e krijuar atje ka reaguar edhe deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ajo ka kritikuar mënyrën e organizimit të procesit së vaksinimit në Kosovë dhe Shqipëri.
Po ashtu, Deliu-Kodra ka theksuar se kjo Qeveri nuk ka ndjeshmëri njerëzore ndaj qytetarëve dhe dështimi për të menaxhuar me vaksinat e pranuara donacion nga COVAX dhe BE, tregon hapur për trajtimin që kjo Qeveri ka ndaj qytetarëve të saj.
Postimi i plotë:
“Pamjet e turmave të të moshuarve në pritje deri në dy ore për të marrë vaksinën, me zero distancë, tollovitë e shkaktuara nga mungesa e organizimit deri në ndërhyrje të policisë shpërfaqin paaftësinë totale të kësaj Qeverie jo vetëm për të siguruar vaksinën por edhe për të organizuar procesin e vaksinimit.
Kjo Qeveri nuk e ka as më të voglën ndjeshmëri njerëzore ndaj qytetarëve dhe dështimi për të menaxhuar me vaksinat e pranura donacioni nga Covax dhe BE flet hapur për trajtimin që kjo qeveri ka ndaj qytetarëve të saj
Fotot në vazhdim shpërfaqin menaxhimin e procesit të vaksinimit në Kosove dhe Shqipëri”