Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Arbnora Salihu është kërcënuar me jetë dhe është ofenduar nga një qytetar.
Kështu ka deklaruar vetë deputetja Salihu, e cila përmes postimit të saj në Facebook, ka shtuar se përveç saj, është ofenduar dhe linçuar edhe familja e saj.
‘’ Rastin sapo e denoncova në Policinë e Kosovës dhe mbetet në dorën e organeve kompetente që të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme ligjore ndaj personit në fjalë’’, ka shkruar ajo mes tjerash.