Blerta Deliu-Kodra, deputete e Partisë Demokratike të Kosovës pas mbledhjes së Komisionit për Integrime Evropiane ka thënë se Qeveria Kurti nuk ka punuar fare në proceset integruese të Kosovës, raporton Ekonomia Online.
Ajo ka thënë se jo vetëm për shkak të pandemisë, kemi parë pak takime të kësaj qeverie me përfaqësues të BE-së. Deliu është shprehur se Kosovës i duhet një qeveri që ka legjitimitet të plotë për të punuar
“Ju e dini që procesi i integrimeve evropiane nuk është proces i një qeverie, është proces i zgjatur i të gjitha qeverive me radhë të cilat e kanë filluar dhe janë pjesë edhe e procesit integrues dhe procesit të liberalizimit të vizave. Natyrisht është e rëndësishme që cilado qeveri të ketë legjitimitet të plotë. Një qeveri e cila nuk ka legjitimitet vështirë që do të mund të lëvizë edhe agjendën integruese. Kosovës më së shumit në këtë fazë i nevojitet një qeveri e cila kujdeset për sundimin e ligjit, e cila i kryen obligimet që i kemi marrë në raport me MSA-në dhe proceseve të tjera që i ndihmojnë qytetarëve të Republikës së Kosovës. Kemi parë shumë pak takime jo vetëm për shkak të pandemisë me homologë për ta ndihmuar Kosovën në këtë proces. Unë i kuptoj se edhe shtet e BE-së i kanë pasur problemet e veta ashtu si na por Kosovës i duhet një qeveri e cila e ka legjitimitetin e plotë për të kryer funksionin e saj në mbrojtje të interesave të të qytetarëve”, tha Deliu-Kodra.
Deliu -Kodra është shprehur se kanë diskutuar një raport konfidencial të KGJK dhe po ashtu ka treguar se nuk kanë marrë raportin e kërkuar nga ministrit i Integrimit, Blerim Reka lidhur me ndihmën që i ka dhënë BE Kosovës gjatë pandemisë.
“Takimi i sotëm kishte një karakter tjetër. Kryetari i Komisionit, Zemaj ka dërguar një kërkesë në Këshillin Gjyqësor dhe Prokurorial lidhur me numrin e rasteve të shënestruara nga këto dy institucione. Ka qenë një raport konfidencial që e kemi marrë dhe është diskutuara që ka qenë kriter për liberalizimin e vizave. Kemi dikutuara raportin Këshillit Gjyqësor dhe Prokurorial.
Kemi diskutuiar edhe me një raport që Komisioni për Integrime i ka kërkuar ministrit të Integrimit që lidhet me atë se sa shtetet e BE-së e kanë ndihmuar Kosovësn në fazën e pandemisë Kosova është nënshkruse e MSA. Nuk kemi marrë raport nga MIE ndonëse në fund të mujait prill e kemi deklaratën e Apostoollovës që BE e ka ndihmaur Kosovën me 60 miojë teste. Diskutuam për aktivitetin politik dhe nevojën që të intensifikohet lobimi”, tha ajo.