Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, përmes një postimi në rrjetin social ka thënë se sot deputetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli, ka protestuar kundër ministrit të partisë së daj, Liburn Aliu.
“E para është deputete e VV-së, i dyti ministër, nga e njëjta parti. Fitorja ka shkuar me protestu kundër zhvillimit ekonomik të vendit te saj’’, ka shkruar Zeka.
“Gjiganti botëror, Thysengrup, me bazë në Gjermani, Zotit shyqyr po dëshiron me hy në Kosovë, me ndërtu një fabrike te çimentore, me i punësu nja 500 veta, edhe mu bërë pike referimi për investitorët e tjerë botëror, të cilët duan me ardhë me investu në Kosovë”, ka shkruar Zeka.
“Po kjo e gjithëditura, Fitore Pacolli, qe rrotullohet neper çdo ngjarje e kërcen si zorra ne prush, na paska shku me mbrojtë ambientin’’, ka theksuar ai.