Deputetja e VV-së akuzon Lajçakun, thotë se po e përkrah Serbinë

Prishtinë | 26 Shk 2024 | 20:47 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbreshë Kryeziu – Hyseni, ka hedhur akuza të rënda ndaj emisarit për dialogun Kosovë – Serbi, Mirsollav Lajçak.

Ajo tha se Lajçak po i përkrah qëndrimet e Serbisë në dialogun me Kosovën.

Tendencë për ta kthyer në çështje dialogun ka Serbia dhe fatkeqësisht po përkrahet me disa nga përfaqësuesit e politikës së BE-së, në këtë rast nga negociatori i cili ka tendenca t’i qëndrojë prapa qëndrimeve të Serbisë. Po e përsëris, fakti që nesër do diskutohet për dinarin, nuk do të thotë se kjo është temë e dialogut”, tha ajo në “Five” të RTV Dukagjinit.

Tutje, ajo nuk i ka quajtur shqetësuese qëndrimet e ShBA-së dhe BE-së kundër ndalimit të përdorimit të dinarit serb.

Të ngjashme