Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu ka ironizuar pas vendimit të Veselit për thirrjen e mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit për thirrjen e seancës për shpërndarjen e Kuvendit.
Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu ka ironizuar edhe me Partinë Socialdemokrate, duke e quajtur “partiçkë”.
Sipas saj, PAN-i e ka kuptuar se zgjedhjet janë të pashmangshme.
“Më në fund PAN-i e kuptoi që mori fund. Të fundit fare, PDK-ja dhe Veseli, madje pas Nismës dhe partiçkës, po detyrohen të pranojnë se zgjedhjet janë të pashmangshme”, ka shkruar Haxhiu.