Deputetja e VV-së i del në mbrojtje Kurtit: Edhe një matematikan amerikan kishte gabuar

Prishtinë | 05 Sht 2024 | 16:45 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arijeta Rexhepi, ka tentuar ta relativizojë gafën e shefit të saj në matematikë.

Rexhepi, me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka thënë se edhe George Bernard Dantzig, matematicien amerikan, i kishte zgjidhur gabimisht detyrat, shkruan Insajderi.

“George Bernard Dantzig, matematicieni amerikan, i cili zhvilloi dy problemet kryesore në teorinë e statistikës, të cilat në prezantim i kishte zgjidhur gabimisht.

Megjithatë, gjurmët e tij janë të përjetshme në arritjet në matematikë, sidomos në algoritmet komplekse”, shkroi ajo.

Kurti u detyrua të kërkonte falje përmes një postimi në ‘Facebook’ për gabimin e bërë. Ai u bë lajm edhe në mediat ndërkombëtare pas huqjes në detyrën e matematikës.

Të ngjashme