Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli ka kërkuar që presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit t’i ndalohet hyrja në Kosovë pas deklaratave të tij dje në Alpbach të Austrisë.
Këtë kërkesë ajo e bëri përmes rrjetit social Facebook.
“Thaçi dje në Austri na tregoj se më nuk kemi pse t’i konsultojmë miqtë ndërkombëtar sepse ai me mikun e tij Vuçiqin vendosin për të ardhmen e Kosovës dhe të ardhmen tonë.
Thaçi i cili u bë President në Kuvendin e Kosovës të rrethuar me policë nuk përfaqëson interesat e popullit të Kosovës.Prandaj, Thaçit duhet t’i ndalohet kthimi në Kosovë.
Thaçi më nuk është President i Kosovës”, ka shkruar Pacolli.