Deputetja e VV-së liston serbët që vranë 10 shqiptarë në veri në vitin 2000, opozita e duartroket

Prishtinë | 02 Shk 2023 | 12:04 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputetja e Lëvizjes Vetë Arjeta Fejza, ka kujtuar natën kur në veri të Mitrovicës 23 vjet më parë u vranë 10 shqiptarë nga të ashtuquajturit “Rojat e urës” që ishin paramilitarë serbë, raporton Ekonomia Online.

Fejza ka thënë se ngjarja mes natës së 3 dhe 4 shkurtit e vitit 2000 përcaktoi linjën e ngjarjeve pasuesve në Mitrovicë.

Ajo ngjarje, shtoi Fejza, ka pasoja të drejtpërdrejta me ato që ndodhën edhe në fund të vitit të kaluar në veri.

“Netët e tmerrit është emri i ngjarjeve të natës mes 3 dhe 4 shkurtit 2000 në veri të Ibrit në Mitrovicë. Pjesëtarët e formacionit paramilitar serb të njohur si ‘Rojat e urës’ vranë 10 shqiptarë, në mesin e tyre fëmijë, gra e të moshuar. Plagosën shumë të tjerë dhe dëbuan mbi 11 mijë shqiptarë nga shtëpitë e tyre. Në atë natë 8 muaj pas përfundimit të luftës në këtë pjesë të Mitrovicës në orët e mbrëmjes segmente të instrumentalizuara si ‘Rojat e urës’ kishin dalë të protestonin derisa në fakt patën filluar të sulmonin shqiptarët me armë e granata”, ka thënë Fejza.

Fejza ka theksuar se vrasjet atëherë nuk ishin të rastësishme dhe se e inkuadruar direkt ishte qeveria serbe. Ndërkohë, ajo ka përmendur me emra serbët e përfshirë teksa ka kërkuar nga drejtësia që t’i zbulojë edhe të tjerët që morën pjesë në krim.

“Ekzekutorët sipas dëshmitarëve okularë ishin: Dragan Delivashiq, Oliver Ivanoviq, Milorad Rakiq, Pagi Joviq, Zoran Dediq, Rela Mrtinoviq, Zoran Kostiq, Sasha Saviq, Ivan Mantiq, Dragan Shillkoviq, Dushko Shillkoviq, e shumë të tjerë, emra te të cilëve drejtësia duhet t’i bëjë të ditur. Kjo padrejtësi do adresim”, ka theksuar Fejza.

Të ngjashme