Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu në fjalimin e saj në Kuvendin e Kosovës, ka thënë se sistemi i drejtësisë në Kosovë është i kapur dhe ky fakt sipas saj është vërtetuar me dënimin prej 21 vitesh, të aktivistëve të kësaj partie.
“Ne në vazhdimësi kemi kritikuar sistemin e drejtësisë por prej kohës kur janë dënuar me mbi 21 vite katër aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, për një vepër që nuk e kanë bërë e nuk kanë të bëjnë me të, unë përnjëmend jam e shqetësuar për kahjen e këtij sistemi dhe po shkon ky vend. Gjithë aktakuza kundër aktivistëve tonë ishte një fazë e ngritur në shpifje. Kryeprokurori i këtij rasti është njeri i klanit Pronto”, tha deputetja Haxhiu.
Sipas saj fajtorët kryesor për këtë gjendje në drejtësi janë: Isa Mustafa, Kadri Veseli dhe Hashim Thaçi.