Deputetja në Tanzani përjashtohet nga seanca për shkak se kishte të veshura pantallona

Prishtinë | 02 Qer 2021 | 18:40 | Nga Ekonomia Online

Një deputete në Tanzani është detyruar të largohet nga parlamenti për shkak të pantallonave të saj.

Deputetet kanë bërë thirrje që të ketë një kërkimfalje ndaj koleges së tyre.

Një deputet mashkull tha se mënyra se si visheshin disa gra është qesharake në parlament.

“Kryetar, një shembull është motra ime ulur në të djathtën time me një këmishë të verdhë. Shikoni pantallonat që ajo ka veshur, kryetar!”, tha Husein Amar të martën në parlament.

Kryetari i Parlamentit më pas e urdhëroi deputeten, Kondester Sichwale, të largohej, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv

“Shkoni të visheni mirë dhe pastaj bashkohuni me ne përsëri më vonë”, i tha Kryetari Job Ndugai.

Ai shtoi se kjo nuk ishte ankesa e parë që ai kishte marrë në lidhje me veshjen e femrave që janë deputete të parlamentit dhe u tha personave që monitorojnë hyrjen, që të mohonin hyrjen për këdo që ishte veshur në mënyrë të papërshtatshme.

Ndërsa Amar nuk dha hollësi për atë që e pa të gabuar me veshjen e zonjës Sichwale. Ai citoi rregullat parlamentare që lejojnë gratë të veshin pantallona, ​​por përcaktojnë që rrobat nuk duhet të jenë të ngushta.

Një grup i udhëhequr nga deputetët Jacqueline Ngonyani dhe Stella Manyanya këmbëngulin se ishte e padrejtë dhe se nuk kishte asgjë të keqe me rrobat e zonjës Sichwale.

Të ngjashme