Në emisionin Frontal , mysafire këtë të martë ishte deputetja në paralementin e Shqipërisë, Flutura Açka, njëherësh edhe anëtare e Komisionit për Edukim dhe Mjete të Informimit dhe kryetari i Komisionit për Arsim në Kosovë, Ardian Gola.
Mysafirja nga Shqipëria u ankua për trafikun e Prishtinës, duke thënë se qyteti është ngufatuar.
Ajo tha se kryetari i Prishtinës duhet ta mendojë një zgjidhje për qarkullimin e veturave.
“Keni bërë gabim me ngufatjen e kryeqytetit. Këtë e vura re. Këtë gabim e bëjmë edhe ne në Shqipëri dhe ky është një problem që e keni marrë nga ne. Prishtina ishte e ngufatur, nuk e di çfarë ka ndodhur. Kjo nuk është Prishtina e përjetimeve që ne e ëndërrojmë”, u shpreh Açka në Frontal.