Pas njoftimit për vdekjen e fëmijës 14 vjeçar nga Kamenica, i cili ishte rrahur nga babai i tij me shkop druri ka reaguar deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Xhevahire Izmaku.
Izmaku ka deklaruar se lajmet si këto të bëjnë me deshtë dënimin me vdekje, i cili sipas legjislacionit në Kosovë nuk zbatohet.
“Suedia p.sh e ka nga dita e parë në çerdhe, edukimin për mbrojtje nga abuzimet e prindërve dhe kujdestareve, duke i mësuar fëmijët të lajmërojnë në polici edhe kur kërcënohen ose frikësohen me dënime. Edhe anëtarët tjerë të rritun që i shohin këto veprime e nuk i lajmërojnë janë me faj se ekstremi nuk vjen në këtë masë pa qenë i praktikuar edhe në anëtarë tjerë paraprakisht! Tmerr !!!”, shkruan Izmaku.
Viktima L.B, mbrëmjen e së mërkurës ishte rrahur me shkop druri nga babai i saj, sipas policisë në dyshimin se i ka harxhuar disa para pa dijeninë e tij. Për rreth pesë orë pas rrahjes ai nuk e kishte dërguar të mjeku, ndërsa rreth orës 00:40 në Qendrën e Mjekësisë Familjarë në Kamenicë kishin konstatuar vdekjen e tij.