Deputetja e Listës “Guxo”, Jeta Statovci, që sot ka votuar kundër në Komision për tërheqjen e mjeteve nga Trusti I Kursimeve Pensionale, ka rreth 17 mijë euro të hyra vjetore dhe ka një “mal” investimesh në kriptovaluta, përfshirë Etherumin.
Statovci ka deklaruar mbi 15 mijë euro të hyra neto vjetore nga Kuvend, 740 euro pagë neto nga një kolegj privat, si dhe 117 euro meditje nga Kuvendi.
Statovci poashtu ka deklaruar edhe investime në kriptovalutat si në vijim: 120 598 VET, 5725 RSR, 2.7 ETH, 92 LINK, 56 EGLD, 42,479 ONE, 30,5 10DGB, 1,366 NOIA, 135 SXP./Front Online.