Deputetja e VV-së, Shqipe Mehmeti-Selimi ka vizituar urat e reja mbi lumin Ibër.
Përmes një postimi në Facebook, gruaja e Rexhep Selimit, thotë se urat janë të bashkuar brigje, andaj edhe ura e re, sipas saj do të duhej të pagëzohej si Ura e Bashkimit.
“Urat janë për të bashkuar brigje, prandaj kjo urë e re do të duhej të pagëzohet: URA E BASHKIMIT”, ka shkruar ajo.
