Deputetja serbe njëherësh anëtare e Komitetit të Integrimit Evropian Vesna Markoviq ka thënë se nga gjithçka që ka ndodhur në vitin e kaluar mund të konkludohet se vendet e tjera, mbi të gjitha Shtetet e Bashkuara kanë ndikim më të madh mbi Prishtinën sesa BE-ja.
Sipas saj pa përfshirjen e Amerikës nuk ka zgjidhje përfundimtare për çështjen e Kosovës, raporton Tanjug.
Këtë deklaratë ajo e bëri pas asaj të komisionerit evropian për zgjerim, Johannes Hahn i cili tha se do të përpiqet të nisë një dialog midis Beogradit dhe Prishtinës përpara korrikut.