Deputetja Teuta Haxhiu, flet për jetën dhe punën e saj në Kuvendin e Kosovës

Prishtinë | 25 Tet 2020 | 18:05 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e Kuvendit të Kosovës Teuta Haxhiu, nga radhët e AAK-së, në një intervistë live në faqen zyrtare të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka treguar për punën, familjen dhe të arriturat e saj deri më sot.


Ajo në këtë intervistë ka treguar se përveç që merret me politikë, ajo ka hobi të ndryshme, si të gatuaj, të kujdeset për kopshtin si dhe gjëra të tjera.
Haxhiu ka thënë se çdo punë që ajo bënë, mbanë përgjegjësi të madhe.Gjatë kësaj interviste, deputetja Haxhiu ka folur edhe për punën e saj në politikë.‘Me politikë kam fillua të merrem nga vitit 2018. Vazhdojë të jem deputete për 4 mandate rresht, fal atyre që më besojnë dhe më japin përkrahje të vazhdueshme. Unë jam e ndërgjegjshme dhe përpiqem që çdo brengë të qytetarëve të Kosovës, ta adresoj aty ku duhet’, ka thënë Haxhiu.Më tej ajo ka treguar se është e hapur të pres çdo grup që dëshiron ta takoj atë dhe dëshiron t’i qaj hallet me të.


Ajo tregoi se ka marrëdhënie të mira me kolegët e saj deputetë, si dhe pjesëmarrjen e saj në komisionet ku ajo e përfaqëson AAK-në.‘Për katër mandate shumë gjera kam mësua. Unë di t’iu them që kam raporte shumë të mira me te gjithë kolegët. Jam idhtare e asaj që të respektohet mendimi ndryshe. Kuvendin e Kosovës nga AAK-ja, e përfaqësoj në dy komisione, Komisioni për Arsim, Kulturë, Rini dhe Sport dhe komisioni për të Drejta të njeriut, Personat e Pagjetur dhe Liritë e Njeriut, tregoi Haxhiu.

Të ngjashme