Sipas revistës së njohur gjermane, “Der Spiegel”, ish-kancelari i Gjermanisë Perëndimore, Willy Brandt, besohet se ka qenë informator i agjencisë amerikane për inteligjencë ushtarake, CIC (Counter Intelligence Corps) për katër vjet para se të vinte në pushtet më 1969.
Në bazë të raportimit të kësaj reviste, Brandt, që ishte pjesë e Partisë Socialdemorkate (SPD), i kishte ofruar të dhëna të inteligjencës agjencisë CIC të ShBA-së nga viti 1948 deri më 17 mars 1952.
Revista shkroi se Brandt e informonte agjencinë amerikane rreth FDJ-së, krahu i rinisë së Republikën Demokratike Gjermane, dhe Partinë Socialiste të Unitetit, që atëherë ishte në pushtet.
Në artikullin e revistës së famshme gjermane pretendohet se Brandt gjithashtu kishte ofruar informata për kantieret detare, fabrikat, sistemin hekurudhor dhe rrjetin telefonik të ushtrisë sovjetike.
Sipas burimeve, ai ishte takuar me zyrtarët ndërlidhës të agjencisë CIC, të cilët e kishin klasifikuar si njeri të besueshëm, më shumë se 200 herë për katër vjet. U raportua se Brandt, i cili ishte informator për katër vjet, ishte regjistruar me kodin “O-35-VIII”.
Brandt ishte shpërblyer më Çmimin Nobel për Paqe më 1971. Sidoqoftë, ai kishte dhënë dorëheqje nga posti, pasi ishte zbuluar se Gunter Guillaume, këshilltari dhe krahu i tij i djathtë, ishte spiun i Gjermanisë Lindore.