Pa gola ka përfunduar derbi gjilanas mes Dritës dhe Gjilanit në kuadër të xhiros së gjashtë të Superligës së Kosovës në futboll.
Drita dominoi në ndeshje, por takimi, të cilit i mungoi hijeshia që ia japin tifozët, nuk solli asnjë gol.
Kampioni aktual është i dyti në tabelë me 10 pikë pas katër ndeshjeve, duke mbetur gjashtë pikë prapa liderit Ballkani që ka gjashtë ndeshje. Gjilani pas gjashtë ndeshjeve ka nëntë pikë në pozitën e tretë.