Derbi i Italisë me dyer të mbyllura, shkak frika nga Coronavirusi

Prishtinë | 08 Mar 2020 | 14:16 | Nga Ekonomia Online

Në “Allianz Stadium” do të zhvillohet një derbi i pazakontë i Italisë, me dyer të mbyllura, për shkak të frikës së përhapjes së mëtejshme të Coronavirusit, megjithatë Juventus-Inter mbetet një përballje plot sharm, e cila do t’i përcjellë emocionet nëpërmjet ekranit, për të pasionuarit shqiptarë të Serisë A në Shqipëri dhe jo vetëm, në SuperSport (ora 20:45).

Ronaldo kundër Lukakut, një kryqëzim fatesh për titullin kampion. Maurizio Sarri për të larguar dyshimet që kanë lindur për drejtimin e tij, ndërsa Conte synon të kthehet në Torino me petkun e fitimtarit e të largohet si i tillë.

Në takimin e parë sezonal të zhvilluar në “San Siro” Juventusi triumfoi 1-2 me golat e Paulo Dybalas dhe Gonzalo Higuanit, mes të cilëve shënoi me penallti Lautaro Martinez. Ishte pikërisht ky momenti kur zikaltrit e Contes morën goditjen e parë “knockdown”, por sigurisht jo “knockout”, madje ata gjetën forca për të reaguar në vazhdimësi, duke qëndruar kokë më kokë me bardhezinjtë në krye të klasifikimit. Pas humbjes ma Lazion dhe një sfide të pazhvilluar për shkak të Coronavirusit, Interi është 6 pikë larg Juventusit (60/54) e tetë poshtë bardhekaltërve kryesues, por një sukses i mundshëm në derbi do t’u jepte atyre moralin e duhur për të ecur me marshin e fundit në sprintin final.

Sa u përket formacionene, dyshimi më i madh i Sarrit i përket mbrojtjes, pikërisht qendrës, ku duhet të aktivizohet De Ligt ose Chiellini. Në sulm, i konfirmuar Cuadrado në tredhëmbëshin me Dybalan dhe Ronaldon. Treshja e mesfushës do të përbëhet nga Pjanic, Matuidi e Bentancur.

Tek Interi mes shtyllave kthehet Handanovic. Eriksen do ta nisë edhe këtë ndeshje nga stoli, gati për t’u hedhur në fushë në pjesën e dytë. Në mbrojtjen me tre, Bastoni është në avantazh ndaj Godinit. Tashmë është riaftësuar edhe Gagliarini.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme