Derbi i nxehtë Dukagjini – Ballkani i besohet gjyqtarit Genc Nuza

Prishtinë | 27 Pri 2023 | 16:33 | Nga Ekonomia Online

Java e 31-të e Albi Mall Superligës së Kosovës në futboll do të sjellë disa ndeshje tejet interesante që mund të në afrojnë në pasqyrë më reale sesi mund të duket tabela në vazhdim të garave ku kanë mbetur edhe gjashtë ndeshje për t’u luajtur, shkruan Demokracia.com.

Padyshim përballja më e nxehtë është në Klinë ku ndeshën Dukagjini e Ballkani. Skuadra e Ballkanit po lufton për pozitën e parë dhe titullin e kampionit derisa Ballkani është në garë për një vend që dërgon në Evropë dhe pikët nga kjo sifdtë janë tejet të rëndësishme. Komisioni për caktimin  egjyqtarëve tashmë ka caktuar ata, derisa ky derbi i është besuar gjyqtarit më të mirë në vend Genc Nuza.

Një ndeshje joshëse është edhe ajo ndërmjet Prishtinës e Llapit derisa drejtësinë  aty e ndan Mervan Bejtullahi. Drita ka punë me Ferizajn dhe pret fitore me trajnerin e ri, derisa këtu “bilbili” kryesor do të jetë Gramos Shala.

Të ngjashme