Të shtunën me ballafaqimin ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Pejës rikthehen edhe ethet e derbit në elitën e basketbollit tonë.
Kjo ndeshje do të luhet me fillim nga ora 19:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.
Në duelin e parë të zhvilluar ndërmjet “verdhezinjve” dhe “bardhekaltërve” në kuadër të edicionit 2016/17 fitore patën realizuar pejanët, ndërsa në duelin e nesërm pritet rivalitet i madh në parket, ashtu siç jemi mësuar ta shohim kur luajnë këto dy ekipe të mëdha.
Të dy këto skuadra ditë më parë u përshëndetën nga garat e FIBA Europe Cup, ku në gjashtë xhiro kanë arritur ta realizojnë secila nga një fitore, krahas pesë humbjeve.
Pas eliminimit nga garat e mëtutjeshme të FIBA Europe Cup, si Sigal Prishtina ashtu edhe Peja tërë fokusin tani e kanë në garat vendore, si dhe në Ligën Ballkanike (BIBL), njofton Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK).
Ndërkohë, dy takimet tjera të kësaj xhiroje do të zhvillohen të dielën, Trepça e pret Golden Eagle Yllin, kurse Vllaznimi është mysafire e Rahovecit.
Superliga e Kosovës, xhiroja e IX
E shtunë
19:00, Sigal Prishtina – Peja
E diel
18:00, Trepça – Golden Eagle Ylli
18:00, Rahoveci – Vllaznimi