Derdhja e naftës në Peru pas shpërthimit të cunamit në Tonga, më e madhe se sa mendohej

Prishtinë | 29 Jan 2022 | 13:41 | Nga Ekonomia Online

Një derdhje nafte në brigjet e Perusë në fillim të këtij muaji ishte dy herë më e madhe se sa ishte raportuar më parë, sipas qeverisë së vendit.

Ministri i Mjedisit Ruben Ramirez tha të premten se pothuajse 12 mijë fuçi nafte u derdhën në det më 15 janar.

Zyrtarët e përshkruan derdhjen si një “katastrofë ekologjike” që duhet fajësuar për vdekjen e peshqve dhe shpendëve të detit vendas, shkruan BBC

Ndodhi kur cisterna në rafinerinë La Pampilla u godit nga valët e lidhura me një shpërthim vullkanik në Tonga.

Vendi, rreth 30 km në veri të Limës, është në pronësi të kompanisë spanjolle të naftës Repsol, përcjell Klankosova.tv

Peruja ka kërkuar kompensim dhe prokurorët kanë hapur një hetim për rolin e Repsol në incident.

Të ngjashme