Dërgohet në burg i kërkuari 23-vjeçar i dënuar me 14 muaj burgim efektiv për “Narkotik”

Prishtinë | 10 Shk 2026 | 12:19 | Nga Ekonomia Online

Është dërguar në burg 23-vjeçari i cili ishte i dënuar me 14 muaj burgim efektiv për narkotikët.

Sipas njoftimit të policisë i arrestuari është dënuar për veprën penale “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

“Më datë 09.02.2026, policët e njësitit për realizimin e urdhëresave të Stacionit Policor Prizren-Veri, pas veprimeve operative–hetimore dhe duke vepruar sipas një plani taktiko-operativ, kanë arritur që të realizojnë urdhëresën e gjykatës dhe është dërguar në burg i dënuari E.R., mashkull , 23 vjeçar nga Korisha e Prizrenit. I njëjti ka qenë në kërkim pasi ishte i dënuar me 14 muaj burg efektiv me vendim të plotfuqishëm të Gjykatës Themelore të Prizrenit. I arrestuari është dënuar me 14 muaj burg për veprën penale “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 267, paragrafi 2 i KPRK-së. I arrestuari E.R. fillimisht është sjellë në Stacionin Policor Prizren-Veri dhe më pas është dërguar në burg për vuajtjen e dënimit”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Të ngjashme