Dërgohet në komision disiplinor nënpunësi i sanksionuar nga SHBA

Prishtinë | 21 Nën 2023 | 17:42 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka bërë të ditur se dje kanë dorëzuar në Komisionin Disiplinor të Ministrisë kërkesën për marrjen e masave disiplinore për Nexhat Krasniqin, i sanksionuar nga SHBA.

“Përmes zv. Sekretarit të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, dje rreth orës 13:00, kemi dorëzuar tek Komisioni Disiplinor i Ministrisë, kërkesën për marrjen e masave disiplinore ndaj nëpunësit civil, Nexhat Krasniqi”, ka shkruar Aliu.

Krasniqi është sanksionuar nga SHBA pasi, siç kanë njoftuar ata, Krasniqi ka keqpërdorur pozitën e tij publike duke pranuar ryshfet.


Të ngjashme