Dërgohet në mbajtje personi që kishte kanosur Kurtin në rrjete sociale

Prishtinë | 11 Jan 2025 | 09:16 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka identifikuar dhe e ka arrestuar një person që kishte kanosur kryeministrin Albin Kurti para disa ditësh.

Policia tha se i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Zveçan 07.01.2025 – NN. Në vazhdën e hetimeve të zhvilluara në lidhje me rastin, më 10.01.2025 është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi i njëjti përmes rrjeteve sociale kishte kanosur kryeministrin e Republikës së Kosovës. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Të ngjashme