Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri ka aprovuar për në Kuvend Projektligjin për Shërbime.
Me ketë rast, para anëtarëve të Komisionit ka raportuar zëvendësministri i Tregtisë dhe Industrisë, Avni Kastrati, duke thënë se ky projektligj ka rëndësi në proceset integruese pasi i hap mundësi që tregu të jetë konkurrues në mënyrë që të mos ketë diskriminime.
Zëvendësministri Kastrati u shpreh se ky ligj ndihmon në barrierat ligjore dhe administrative dhe në të njëjtën rast, sipas tij, plotësohet edhe një standard i kërkuar nga ana e BE-së.
“Me këtë do të eliminohet edhe një pengesë për për integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian dhe gjithashtu normalizohet tregu i fushës së shërbimeve me vendet e rajonit. Thjeshtësimi i masave që parashihet në këtë ligj do të bëjë jetën dukshëm më të lehtë për ofruesit e shërbimeve dhe të rrisin transparencën e bizneseve dhe konsumatorëve kur ato ofrojnë ose përdorin një shërbim”, u shpreh Kastrati.
Ky projektligj i votua në parim por se nuk kaloi edhe pa vërejtjet e anëtarëve të këtij komisioni.
Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, u shpreh se në këtë projektligj mungon struktura e shërbimeve në vend dhe sugjeroi që të bëhet një raport dhe të dihet gjendja aktuale në Kosovë.