Dërgoi mesazhe blasfemike në telefonin e një shoqeje, dënohet me vdekje gruaja

Prishtinë | 20 Jan 2022 | 20:23 | Nga Ekonomia Online

Një grua myslimane u dënua me vdekje nga një gjykatë në Pakistan pasi sipas trupit gjykues kishte dërguar mesazhe blasfemike dhe karikatura të profetit Muhamed në telefonin e shoqes së saj.

26-vjeçarja Aneeqa Ateeq u arrestua në Raualpindi në maj të vitit 2020 dhe tashmë dënimi për të është varja në litar.

Sipas dosjes hetimore, gruaja kishte bërë postime blesfemike në WhatsApp dhe kur i kishin kërkuar t’i hiqte ato, ua kishte dërguar dhe të tjerëve.

Muajin e kaluar, një menaxher i një fabrike nga Sri Lanka u torturua dhe u ekzekutua publikisht në provincën Punxhab të Pakistanit, pasi disa faqe të Kuranit u gjetën në koshin e tij të mbeturinave.

Të ngjashme