Dërgoje amanetin në vend, bojkoto produktet serbe

Prishtinë | 16 Nën 2018 | 11:36 | Nga Lulzim A.Beqiri

Sapo ka filluar një sulm i paparë i çetnikëve serb drejt pozicioneve tona, sulm i rënd, janë qindra plumba raketa e minahedhës që po bien mbi trupat e ushtarëve të Kosovës, ofaaaaaa, keq më mori një plumb i armikut, euuu në loçkën e zemrës sime, oh bre…lamtumirë gruaja ime, lamtumirë biri im, lamtumirë toka ime, lamtumirë arat e mija, lamtumirë rrugët e ngushta të fshatit tim,  i lutem Zotit që gjaku im të jetë sebep që armiku serb, të mos shkel kurrë më në token time, oh, sa i lumtur j…. aman mos konsumoni produkte serbe do të kishte me qenë porosia e tij…

Kjo mund të jetë historia e ndonjërit nga luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që u flijuan për ne që të jetojmë lirshëm, andaj si qytetar i Republikës së Kosovës po nisi edhe një herë thirrjen për bojkot të produkteve të shtetit të Serbisë, çdo i ri dhe e re, çdo shqiptar dhe shqiptare, çdo burrë dhe çdo grua e kanë detyrë të bojkotojnë produktet kancerogjene nga shteti i cili ka bërë gjenocid në Ballkan, dhe për këtë ka mijëra arsye.

 Po bëhen pothuajse 20 vjet pas lufte e Kosova mbetet një dosje e madhe e krimit të pandëshkuar. Një nga plagët më të rënda mbeten viktimat e gjalla të përdhunimit nga forcat serbe, ja edhe një rrëfim i një gruaje kosovare në Tv21, “Jo veç me u dënua, por e meritojnë me vdekje atë dënim kriminelet serb. Çka kam hekë, çka kam përjetua, çka me kanë bë mu aman jarabi”, rrëfen gruaja që u dhunua gjatë luftës në Kosovë nga paramilitarët serbë, a doni ende dëshmi për me i bojkotua ato produkte që potencialisht kanë mund të prodhohen po nga ky dhunuesi serb.

Është detyrë kombëtare bojkotimi i produkteve serbe, për shumë arsye meritore jo vetëm për ta dëmtuar ekonomikisht por për ta vetëdijesuar shtetin serb sepse është shtet dhe e ka në dorë zhvillimin ekonomik të Serbisë.

Mos harroni se Serbia kishte vrarë 12 mijë qytetar të pafajshëm, prej tyre 1,741 femra, 1,396 fëmijë nën moshën 18-vjeçare, ndërsa në altarin e lirisë kanë rënë 2,261 dëshmorë, në mesin e tyre 68 dëshmorë e martirë nga Shqipëria, pastaj janë përdhunuar mbi 20 mijë gra kosovare, duke përzër 1 milionë qytetar, duke djegur mbi 100 mijë shtëpi, shteti kriminal serb ende po vazhdon luftën speciale ndaj Kosovës, si në aspektin politik, ekonomik e kulturor, pra ne po bëjmë tregti me armikun, një armik i keq dhe i pa mëshirë, ne ende po i hapim zemrën kompanive serbe, e  që parimisht nuk jam kundër përderisa shteti i tyre kërkon falje, mirëpo ky shtet kriminal nuk respekton asnjë ligj të Republikës sonë, madje ka edhe plane për trazira, aneksim, mosbindje ndaj shtetit të njohur tash nga shumica e vendeve demokratike.

Janë rreth 50 mijë pensionistë  që janë plaçkitur nga Serbia. Fondi Pensional i Kosovës ende mbetet i kidnapuar nga Serbia që nga paslufta, e që llogaritën që janë rreth 2 miliardë euro. Këto para të pensionistëve nga Kosova ende nuk janë kthyer nga Serbia.

Qendra Turistike e skijimit, në Brezovicë ende vazhdon të menaxhohet nga strukturat e shtetit të Serbisë, që do të thotë se të gjitha të hyrat që i bën kjo ndërmarrje shoqërore nga vizitorët, në përjashtim të parkimit të veturave, derdhen në fonde të Serbisë. Kjo ndërmarrje nuk paguan asnjë taksë për shtetin e Kosovës, fakt ky që e dëmton buxhetin e vendit. Vetëm borxhi ndaj Administratës Tatimore të Kosovës deri më tani është 4.5 milionë euro. Ndërkaq, ligjet për menaxhimin e tatimeve janë të njëjta për të gjitha komunat, por që në Komunën e Shtërpcës shef po del të jetë Serbia dhe llogaridhënia i bëhet asaj.

Është vërtetë shqetësuese për mua pushtimi i tregut kosovar nga produktet serbe, duke marrë parasysh që shumë herë ka rezultuar që disa nga ato produkte janë edhe kancerogjene, produkte me afate të skeduara. Thjesht nuk ka siguri nga produktet serbe. Këtu lind pyetja sa nacionalistë jemi ne, sa shumë e duam produktin vendor, sa shumë që proklamojmë në rrjetet sociale “Duaje tënden”, e në realitet konsumojmë prapë shumë produkte serbe. Madje edhe institucionet tona po e legjitimojnë ketë disbalanc tregtar sa i përket eksporteve dhe importeve me Serbinë.

Ekonomia informale ka ndikim mjaft të madh në territorin e Kosovës. Rreth 40% llogaritet aktualisht ekonomia informale dhe pjesa më e madhe e këtij problemi vjen nga veriu i Kosovës që administrohet nga pakica etnike serbe, e cila nuk iu bindet ligjeve të Republikës së Kosovës.

Thjesht Serbia për çdo vit shet rreth 500 milionë euro mallra në tregun e Kosovës, përderisa eksportet e Kosovës drejt shtetit fqinj nuk janë më të larta se 20 milionë euro, gjithashtu edhe Presidenti i Serbisë disa ditë më parë u kishte bërë thirrje kompanive serbe që të marrin pjesë sa më shumë në panairin e Prishtinës, ose në “ tokën e shenjtë” sipas serbëve.

Mendoj se ka ardhur koha që Kosovës t’i dalë një ‘Mahatma Gandi’ revolucionar indian, i cili ishte një udhëheqës i shquar politik dhe ideologjik i Indisë, filozofia e tij u themelua në mënyrë të vendosur, me thirrjen jo dhunës, pra qëllimi i tij ishte që të bojkotohet çdo gjë angleze, duke përfshirë edhe tregtinë dhe kjo u bë kulturë në Indi, u bë obligim, edhe Kosovës i duhet një Gand i ri që të paktën të ngritë vetëdijen për të bojkotuar produktet serbe.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme