Ministria për Dialog, Edita Tahiri, ka thënë se një deputet i Kuvendit të Kosovës, i ka shkruar ITU-së, duke i kërkuar që kjo organizatë mos t’ia japin Kosovës kodin telefonik.
“Ka pasur deputetë nga Kuvendi, që madje me logon zyrtare, i janë drejtuar ITU-së duke ju thënë që Kosovës të mos ja japin kodin”.
“Në emër të Kuvendit të Kosovës, një deputet nga radhët e Vetëvendosjes i ka shkruar letër ITU-së që të mos ia japin Kosovës kodin”.
Mediet raportuan se bëhet fjalë për Aida Dërgutin, anëtare e Kryesisë së Kuvendit, nga radhët e VV-së.
Më tutje Tahiri ka thënë se kodi telefonik për Kosovën është një e arritur historike dhe me këtë hap Kosova ka konsoliduar më tej shtetësinë e vet.
“Aida Dërguti e zbulon vetë se e shkroi ITU-s”
Por, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Aida Dërguti ka thënë se nuk ka të bëjë asgjë në lidhje letrën e dërguar drejt ITU-së për refuzim të kodit telefonik për Kosovën. ”Unë nuk i kam dërguar letër ITU-së, ato mund t’i gjeni edhe në internet, nuk e di kush çfarë ka publikuar”.
Këto deklarime Aida Dërguti i dha në seancën e sotme, pasi ministrja për Dialog, Edita Tahiri, tha se një deputet i Kuvendit të Kosovës ka shkruar një letër të tillë tek ITU.
Pas deklarimeve të Dërgutit, Edita menjëherë ka reaguar duke i thënë se “nuk përmendi asnjë emër”.
‘”Unë nuk të përmenda ty Aida Dërguti. ’Zonja Dërguti ju e zbuluat veten. Ju e keni keqpërdor edhe Kuvendin. Keni shkel rregulloren zonja Dërguti me nënshkrimin e dhënë’’, u shpreh Tahiri.