Dërguti: Komunat e udhëhequra nga VV’ja, s’patën performancë të mirë

Prishtinë | 11 Tet 2025 | 13:02 | Nga Ekonomia Online

Opinionistja Aida Dërguti, tha se komunat e udhëhequra nga Lëvizja Vetëvendosje përgjatë katër vjetëve të fundit, kanë pasur perfomancën më të dobët, përcjell Gazeta Metro.

Sipas saj, komunat që VV-ja ka udhëhequr kanë pasur buxhetin më të lartë komunal, megjithëse Durguti thotë se komunat tjera dallojnë dukshëm më lartë për nga performanca.

“Në zgjedhjet e kaluara, Vetëvendosja ka fituar vetëm katër komuna, dhe ka pasur mundësinë ideale që t’ia sjellë qytetarëve një model të qeverisjes lokale, pra duke i pasur në të njëjtën linjë me qeverisjen qendrore dhe atë lokale në katër komunat, të na e sjell një model të qeverisjes lokale të jashtëzakonshme, me të cilin do t’i bindte pastaj qytetarët në komunat e tjera të bënin ndryshimin, por kjo nuk ka ndodhur”, tha Dërguti në Klan Kosova.

“Edhe pse komunat e qeverisura nga Vetëvendosja kanë pasur buxhet më të madh, nga hulumtues të kësaj fushe na del se nga i gjithë diskriminimi që është bërë performanca e komunave të tjera dallon shumë herë larg më mirë sesa komunat e Vetëvendosjes”, u shpreh tutje Dërguti.

Të ngjashme