Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Aida Dërguti ka theksuar se ministrja për Dialogun, Edita Tahiri, e ka gënjyer opinionin publik, në lidhje më letrën që ia ka dërguar Dërguti Unionit ndërkombëtar të telekomunikacioni (ITU).
Ajo në foltoren e Kuvendit ka thënë se Tahiri e ka shfrytëzuar mundësinë që të gënjej opinion lidhur me letrën që nënkryetarja Dërguti ia ka dërguar ITU, duke shtuar se “ministrja u përpoq ta gënjej opinion publik, njëjtë sikurse e gënjej opinionin për marrëveshjet e arritura me Serbinë”.
“Pronari telefonik është Serbia, gjë që dëshmohet edhe në letrën e sekretarit të ITU, dërguar ministrit serb, Lajiq. Në këtë letër i referohet Republikës së Kosovës si regjion i Serbisë. Le të na tregoj Edita për vetëm një komunikim zyrtar në mes ITU dhe institucioneve të Kosovës. Ky kod që është në pronësi të Serbisë, në rend të parë cenon sigurinë kombëtare”, ka shtuar Dërguti.
Sipas saj, letrën që ia ka dërguar ITU, ia ka dërguar në emër të opozitës, dhe jo në emër të Qeverisë, raportin Telegrafi.
“Këtë letër e kam dërguar në bashkëpunim me ekspertët vendor, që kanë punuar në ITU, gjatë viteve 80”, ka theksuar Dërguti.