Eloina Feliciano, iu lut nënës së saj kur ishte 14 vjeçe që të mos e martonin përmes shitjes. Një traditë e vjetër në komunitetin e tyre indigjen në Meksikën e Jugut.
“Nuk dua të shitem”, i tha ajo nënës së saj.
“Ne nuk jemi kafshë. Kafshët janë ato që shiten”, shtoi Feliciano, tani 23 vjeç, e cila jeton në komunën e Metlatonoc, në një nga zonat më të varfra të Meksikës.
Pagesat e kërkuara nga prindërit e nuseve variojnë nga 2,000 deri në 18,000 dollarë, thanë banorët për AFP.
“Familja e tyre e re i skllavëron me detyra shtëpiake dhe bujqësore. Madje, nganjëherë vjehrri i tyre abuzon seksualisht me to”, tha antropologu Abel Barrera.