Deri në dy orë pritje në Merdar

Prishtinë | 20 Gus 2019 | 12:32 | Nga Ekonomia Online

Pritjet nëpër pikë kalimet kufitare të Kosovës për të dalë nga vendi ynë duket se kanë rënë, edhe pse ato shkojnë deri në dy orë.

Ndryshe nga fundjava kur kishte pritje deri në gjashtë orë në disa pikë kalime dhe radhë kilometrike, situata paraqitet pak më mirë sot.

Merdarja mbetet pikë kalimi ku pritjet për të dalë nga vendi shkojnë deri në dy orë, ndërsa radha e mjeteve është 400 metra.

Ndërsa, për të hyrë nga ky pikë kalim, pritjet janë deri në 15 minuta.

Tek Dheu i Bardhë kolona e mjeteve për të dalë nga vendi është e gjatë 200 metra, ndërsa pritjet deri në 30 minuta, ndërsa për të hyrë nuk ka pritje më shumë se 10 minuta.

Të dhënat janë publikuar nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar pas orës 11:00.

Të ngjashme