Udhëtarët po presin deri në katër orë për të dalë nga Kosova në pikën kufitare në Merdare.
Kjo pritje ka krijuar kolonë të gjatë deri në 1400 metra.
Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, pritje të gjata ka edhe në pikat tjera kufitare.
Në pikat e kalimit kufitar Dheu i Bardhë Jarinje, po pritet më shumë se një orë.
Përderisa, për të hyrë në Kosovë më së shumti po pritet në Vermicë, Dheu i Bardhë e Merdare deri në 15 minuta.
Ndërsa, gjendja në vendkalimet tjera është më shpejtë e kalueshme.