Deri tani në Kosovë të infektuar me Coronavirus janë 40 672 persona

Prishtinë | 03 Dhj 2020 | 08:40 | Nga Ekonomia Online

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 40.672 raste nga 146.703 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.040 raste të vdekjes.

IKSHPK njofton se numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 25.910 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.722.

Ndryshe, një ditë më parë kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka kërkuar nga inspektorati, policia dhe shtabet komunale shtimin e angazhimit të përgjithshëm dhe zbatimin rigoroz të masave për parandalimin dhe menaxhimin e situatës epidemiologjike me COVID-19.

Po ashtu, për shkak të situatës me COVID-19, gjysmëvjetori i këtij viti shkollor do të përfundojë më 18 dhjetor dhe gjysmëvjetori i dytë do të fillojë më 18 janar. 

Të ngjashme