Derisa po zhvillonte aksion para MINT-it, i thyhet vetura kryetares së Rinisë Demokratike

Prishtinë | 02 Gus 2023 | 12:48 | Nga Ekonomia Online

Vetura e kryetares së rinise së PDK-së, Arbnora Salihut, është thyer dhe janë vjedhur gjësende, derisa kjo e fundit po merrte pjesë në një aksion simbolik para Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Salihut iu është vjedhur çanta, kuleta dhe telefona të saj dhe disa aktivisteve të tjerë që i kanë lënë aty.

Vetura gjendej në parkingun e MINT-it në kohën kur ka ndodhur thyerja e xhamit dhe vjedhja.

Të ngjashme