Qytetarët e Prishtinës kanë shkuar për të marrë shujta të ngrohta, të cilat po i dhuron Komuna. Derisa po presin në radhë për të marrë ushqimin, ata po mbajnë distancën e duhur.
Komuna e Prishtinës po vazhdon me shpërndarjen e shujtave të ngerohta, për qytetarët në nervojë.
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka shpërndarë në profilin e tij në Facebook disa fotografi ku shihen qytetarët duke pritur në radhë për të marrë shujtat me ushqim.
“Ja kështu mbahet distanca sociale ku po e shpërndajmë ushqimin çdo ditë për familjet në nevojë. Krejt kjo falë stafit dhe mbështetjes nga Policia e Kosovës. Prej sot e tutje orarin e kemi ne ora 17:00. Përndryshe sot të gjithë zjarrfikësit e Prishtinës janë ushqyer në kuzhinën tonë. I falënderojmë për punën që po e bëjnë në këto kushte”, ka shkruar Ahmeti.
Kujtojmë se orari për shpërndarjen e shujtave i cili deri më dje ishte në orën 12:00, është shtyer për në orën 17:00, pas vendimit të qeverisë i cili kufizon lëvizjen e qytetarëve.