Prodhimet skenike të Teatrit “Adriana” si asnjëherë më parë po vijojnë me ritmin e cilësinë më të lartë. Tashmë kur ka pak javë që përfundoi prodhimi i shfaqjes teatrore “UN Inspektori” me regji të Erson Zymberit, aktorët e trupës rezidente ferizajase, nuk do të pushojnë. Është shfaqja “Derisa vdekja nuk na ndanë” apo “Purgatori” nga Nina Horvat, me regji të Fatos Berishës që së shpejti do të ngjitet në skenën e Teatrit “Adriana”, për t’i dhënë publikut emocionet e forta e lojën psikologjike, intrigat e realitetin brutal të ndërthurur në karakteret e shfaqjes.
Për ta realizuar këtë shfaqje është përzgjedhur edhe kasti i aktorëve që do ta vënë në skenë këtë vepër teatrore. Janë aktorët e mirënjohur e të dashur për publikun ferizajas, Nexhat Xhokli, Edona Berisha, Shpëtim Selmani, Vjosa Abazi, Blin Sylejmani, Gresa Gashi, Arben Marevci, Donika Zeqiri, Valdrin Osmani që janë përzgjedhur përmes audicionit nga regjisori Berisha.
Provat kanë filluar, aktorët po japin maksimumin që loja e tyre të injektoj tek publiku shkëlqimin e sfidën që përcjellë këtë vepër, kurse publikut, fundnëntori do t’i ofroj shfaqjen e 3-të premierë, prodhim të Teatrit “Adriana”, pas suksese me shfaqjet “Molieri” me regji nga Elmaze Nura dhe “UN Inspektori” nga Erson Zymberi.