Një fermer ishte ngrënë nga derrat e tij pasi u rrëzua nga një sulm i dyshuar në zemër.
71-vjeçari, i cili është emëruar në mediat lokale si ‘Z. Krzysztof’, kishte shkuar për t’ju dhënë ujë derrave të tij në fermën e tij në fshatin Osiek në Poloninë jugperëndimore
Ai më pas u rrëzua dhe 12 derrat e përpinë atë.
Eshtrat e tij u gjetën nga një fqinj, i cili kishte dalë rreth e rrotull për ta kërkuar.
Kur fqinji arriti, gjeti një grumbull eshtrash dhe pjesë të kafkës
Zëdhënësi i prokurorit Magdalena Serafin u tha mediave lokale se ‘rupi i një burri u gjet nga një fqinj që informoi shërbimet e urgjencës.
“Burri u pa për herë të fundit më 31 dhjetor kur shkoi për të marrë ujë nga pusi i tij, ku u gjet kufoma.”, transmeton telegrafi.
“Duket se derrat e hëngrën atë”, shtoi ai.
Sipas fqinjëve, Krzysztof kishte problem shëndetësore për shkak të pijeve dhe mund të ketë rënë në koma ndërsa u përpoq të merrte ujë nga pusi.
Prokurorët thonë se ai mund të ketë pësuar edhe një sulm në zemër.
“Këta derra janë gjigantë, ata vrapojnë në të gjithë pronën, nuk do të ishte e vështirë për ta hanin”, thane prokurorët.
Mangalica është një racë hungareze e derrit shtëpiak, e zhvilluar në shekullin XIX duke bërë kryqëzimin e racave hungareze me derrin e egër evropian.
Hetimi po vazhdon edhe më tutje.