Dervishaj: Edhe Broja e Hashim Thaçit mundet 77 herë ma mirë

Prishtinë | 28 Jan 2025 | 22:39 | Nga Ekonomia Online

Shahin Dervishaj, kandidati nga diaspora pët deputet me numrin 77 nga Partia Demokratike e Kosovës, ka ndarë pamje edhe nga tubimi në fshatin Brojë të Skenderajt.

Ai përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se ishte një nder të jetë në konakun e Ibish Mulakut në Brojën e Hashim Thaçit.

“Një vizitë në Brojën e Hashim Thaçit, ku pata nderin të jem në konakun e Ibish Mulakut. Dy figura të shquara që kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për atdheun tonë. Një takim i ngrohtë dhe frymëzues me njerëz të mirë të kësaj ane ku diskutuam ide dhe projekte për të ardhmen e Kosovës. Faleminderit për mikpritjen dhe mbështetjen e vazhdueshme!”,ka shkruar Dervishaj.

Ndryshe Shahin Dervishaj kandidon me numrin 77 në zgjedhjet e 9 shkurtit nga PDK.

Të ngjashme