Dervishaj: Leqina e Skenderajit gjithmonë është njoftë për njerzit e mirë që ka, u falënderoj nga zemra

Prishtinë | 18 Jan 2025 | 16:07 | Nga Ekonomia Online

Shahin Dervishaj, kandidati për deputet nga diaspora me numër 77 nga Partia Demokratike e Kosovës mbrëmë ka vizituar qytetarët e fshatit Leqinë të Skenderajt ku tha se ai vend gjithmonë është njoftë për njerëzit e mirë e për mikpritjen që e kanë traditë.

Ai përmes një postimi në “Facebook”, ka shtuar se këtë e kanë dëshmuar edhe mbrëmë ku qytetarët treguar një vullnetë të paepur për ndryshim dhe zhvillim.

“Leqina e Skenderajit gjithmonë është njoftë për njerzit e mirë që ka, për mikpritjen që e kanë traditë, e ku të gjithë e dijmë se vetën e tyre e kanë dëshmuar që nga koha e luftës! Këtë na dëshmuan edhe tani, ku treguan një vullnet të paepur për ndryshim dhe zhvillim. U falenderoj nga zemra, ky është vetëm fillimi, tani e tutje së bashku do punojmë për të ardhmen që e meriton Skenderaj e gjithë Kosova. #PDK131”, ka shkruar Dervishaj.

Të ngjashme