Padyshim se të gjithë njerëzit – meshkuj e femra – kanë dëshirë që të duken sa më mirë dhe ta kenë një pamje fizike pa asnjë të metë.
Por, kjo ndonjëherë nuk është e lehtë, transmeton Telegrafi.
Shpeshherë na shfaqen probleme të ndryshme në trup të cilat nuk na bëjnë të ndihemi mirë, siç janë aknet, pikat e zeza, rrathët e zi poshtë syve, etj.
Në mesin e tyre është edhe tharja apo çarja e buzëve.
Duke marrë parasysh këtë, më poshtë ju sjellim një recetë natyrale që jua zgjidhë këtë problem.
Përbërësit:
– ½ lugë çaji kafe natyrale
– ½ lugë çaji mjaltë
Përzini përbërësit e lartcekur dhe produktin e fituar aplikojeni në buzë. Lëreni ashtu për 30 sekonda dhe pastaj pastroni buzët. /Telegrafi/