Baanorë të komunës së Deçanit kanë ofruar dokumente të reja që tregojnë se Demarkacioni mes Kosovës dhe Malit të Zi është i gabuar, në këtë formë siç është tani.
“Kemi flet-tatim që e kemi paguar nga pylltarët e Pejës në vitin 1982”, thotë Hysen Balaj, banor i fshatit Strellc derisa shpalos dokumente të shumta, për të cilat thotë se malazezët nuk mund t’i kenë.
“Vetëm një dokument ta tregojnë malazezët që ndonjëherë e kanë menaxhuar këtë pjesë në atëherë pajtohemi”, pohon ai, njofton Klan Kosova.