Dëshmitari Dediq: Ndërtesa e zjarrfikësve në Rahovec ishte qendër ku mbaheshin serbët e rrëmbyer, pastaj i vrisnin

Prishtinë | 02 Nën 2023 | 12:07 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Dëshmitari Predrag Dediq, gjatë dëshmisë së tij, ka thënë se ndërtesa e zjarrfikësve në Rahovec ishte qendër për serbët e rrëmbyer nga pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), që pastaj, sipas tij, nga aty i merrnin dhe i vrisnin.

Prokurori Cezary Mihailzcuck kishte cituar edhe deklaratën që kishte dhënë dëshmitari para Task-Forcës Hetimore Speciale.

“Citoj: ata më çuan në ndërtesën e zjarrfikëses, supozoj dhe e them me 1000 % se ajo ishte një qendër ku mbanin serbët e kidnapuar, mbyll citimin”. Ku e dini ju dëshmitar që në ndërtesën e zjarrfikëses ishte një qendër grumbullimi për serbët e rrëmbyer?”, pyeti prokurori.

Ndërsa, dëshmitari pohoi sërish atë që e kishte thënë më herët në deklaratën e tij.

“E di, e kam fakt. E di që ishte qendër grumbullimi. Pastaj, i merrnin personat nga kjo qendër dhe i vrisnin”, tha dëshmitari.

Këtë gjë, ai tha se e ka mësuar nga gruaja e Petko Peleviqit.

“E kam mësuar nga ajo. Personat flisnin dhe thonin që tek ky vendi, personat i mbanin shumë shkurt dhe pastaj që atje i çonin në një vend tjetër dhe nuk e di se ku”, tha dëshmitari Dediq./BetimiPërDrejtësi

Të ngjashme