Dëshmitari i ngjarjes në “Lagjen e Spitalit: Dëgjuam krisma dhe britma, pash trupa të shtrirë në përtokë

Prishtinë | 05 Sht 2019 | 16:41 | Nga Ekonomia Online

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në “Lagjen e Spitalit” pasditen e sotme. Një person është vrarë dhe tre kanë mbetur të plagosur.

Një dëshmitar ka treguar ngjarjen për EkonomiaOnline. Ai ka thënë se kanë dëgjuar krisma dhe bërtitma.

“Kemi dëgjuar disa krisma dhe bërtima. Në atë moment kemi dalë në dritare dhe i kemi parë disa trupa të shtrirë. Tre prej tyre kanë qenë gjallë e për të katërtin nuk jam i sigurt”, rrëfen një qytetar për EO.

Të ngjashme