Sot po mbahet seanca e radhës në rastin e ish komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, në Gjykatën Speciale në Hagë, ku po dëshmon dëshmitari i tretë në rastin e tij.
Në këtë seancë, dëshmitari foli mbi atë se si ka rrjedhur ngjarja sipas tij, ku thotë se edhe është maltretuar nga Salih Mustaf, i njohur si Komandant “Cali”
Dëshmitari i pyetur se si nisi e tërë kjo ngjarje, ai u përgjigj duke thënë se ka shkuar të kyçet në UÇK, ku vazhdoi rrugën me disa shokë të tij për në fshatin Mramorë.
“Në Mramorë shkuam tek një shkollë ku kishte njerëz. Ne qëndruam një natë dhe i pyetem ku janë UCK-ja se po duam që të kyçemi në luftë. Të nesërmen na treguan dhe vazhduam për në një fshat, Zllash”, ka thënë ai në dëshminë e tij, njofton Klankosova.tv.
Tutje, ai thotë se më të mbërritur në Zllash, iu morën shënimet dhe mbetën aty, teksa thotë se komandant aty ishin Fatmir Sopi, Adem Shehu dhe një person tjetër i ashtuquajturi “Triumfi”.
Dëshmitari më tej thotë se aty ka qenë Bridaga “153” në ditët sa, sipas tij, kishin stërvitë, ku thotë se pas 4-5 ditëve ka ardhur një njësi, e quajtur “Skifterat” dhe e morën.
I pyetur se a e njihte Adem Shehun e Fatmir Sopin, përpara se t’i takonte në atë shkollë, dëshmitari thotë se ai ka qenë njoftimi i parë më ta.
“Fatmir Sopi na ka marrë shënimet dhe me Adem Shehun na ka ra me dalë në stërvitje. Qaty i kam njoftë, qaty i kam pa, krejt. S’i kam njoftë kërkon”, është shprehur dëshmitari.
Si i mesuat emrat?
Përpara trupit gjykues, dëshmitari u pyet se kush ishin personat, që sipas tij, e kanë marrë nga aty, teksa thotë se nuk i njihte, por që e kishte një pjesë në unifomrë ku shkruante BIA
“Erdhën 4 ushtarë me tesha t’zeza, “Skifterat” siç e kam quajt më vonë, si një lloj njësi speciale diçka. Masnej e kam kuptuar që lexonte BIA, njëfarë tri shkronja – BIA”, është shprehur ai.
Tutje, dëshimtari tregoi ngjarjën që sipas tij ndodhi më të mbërritur ushtarët, ku tha se “më thanë hajde se kemi punë pak, komandanti po do me bisedu me ty”.
Në këtë moment, ai thotë se katër ushtarët ishin të armatosur, dhe s’kishte mundësi që ta refuzonte shkuarjen me ta.
Cfarë bëre ti në atë moment?
U nisa me ta, vazhdova me ta.
“Mu me thanë vetëm që ka me bisedu komandanti. Edhe s’ke pas çka me menu ti, me katër vetë të armatosun edhe me të shku mendja me menu diçka s’ke mujt”, ka thënë ai.
“Ata vetëm më thanë se duhet me ardh me neve se komandanti ka me të pyet dicça, kurrgjë nuk m’kanë thanë tjetër. Veç kanë thanë që ne jemi njësi speciale “Skifterat” dhe duhet me vazhdu me ardh me neve, kurrgjë ma shumë”.
“Ne vazhduam në këmbë me ecë, goxha njëfarë cope dhe shkuam në një vend, nuk e di as vet, hera e parë n’jetë tem që kesh n’atë vend. Kur u afrum ngat dikun, ata m’thanë ule krytë dhe ma nuk disha as ku po m’çojnë as çka po bohet”.
Më pas, dëshmitari, identiteti i të cilët është i pazbuluar, thotë se më të afruar afër objektëve, i është vënë një thes i zi në kokë, për t’ia pamundësuar pamjen.
“Aty brenda ish kanë një komandant i tyre. Ish kanë ulë, më tha kush je, i tregova. Tha për çka ke ardhur? I thashë jom ardhë me u kyç në ushtri, me kontribu najsen. Më tha pse po rren e qesi sene. Ja nisi me të shtirë, me ngrit zanin pak, me ato senet e veta e bërtimat e mdhaja e fillun me m’rreh”.
“Nuk e kom kuptu menjëherë kush osht, po masnej e kom kuptu kush është e masnej tu i dëgju, komandant Cali”.
Ndërsa, i pyetur se çfarë kishte veshur komandanti sipas tij, ai u përgjigj se kishte vetëm një unifromë të ushtrisë.
“Veç një jakne të ushtrisë ksi me lara”.
Tutje, dëshmitari në dëshminë e tij thotë se nuk i është treguar arsyeja se pse gjendet aty, por vetëm se është ushtruar dhunë ndaj tij.
A kishte ndonjë shënim, detaj tjetër nga mënyra se si ishte veshur ai?
“Ai më pyeti për cka ke ardhë? Unë i thashë që kam ardhë me u kyç në ushtri. Ai më tha po rren se ke ardhë për qëllime tjera”.
“Kështu me disa bërtime, trego pse po rren e qeso sene. Më shajti e u çu m’sulmoi. Ja nisi me m’rreh e tani filluan këta tjerët”.
“Ma ka mshu shuplakë i pari, tani kanë fillu me këto tjerat, këta mbrapa që i kom pas ma kanë mshu boksa, shkelma deri sa më alivanosën”
“E rrahura përfundoi deri n’alivanosje. M’kapen zhag e mqiten, m’gjakosën krejt”, është shprehur dëshmitari, njofton Klankosova.tv.
Më pas, dëshmitari thotë se prej dhomës ku sipas tij, ka ndodhur e rrahura, është dërguar në një stallë lopësh.