Këtë deklarim, Imeri e bëri kur u pyet nga avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetiq se a është e vërtetë që Geci i kishte thënë dëshmitarit se si ka mundur të depërtojë në territorin serb për ta dërguar vëllanë e plagosur në spital, raporton “Betimi për Drejtësi”.
“Përmes serbëve ka pas punë vetë. Bashkëpunëtor i serbëve u kanë vetë Sabit Geci kohë të gjatë dhe vetë ata e kanë lëshu prej burgu të Prizrenit. Këtu Sabiti më ka ndalë si adhurues i Presidentit Rugova. Kur më kanë qitë më 20 maj në gjyq në Kukës, akuza jem u kanë; adhurues i Presidentit Rugova, shok i Ahmet Krasniqit që e vranë në Tiranë më 21 shtator, ndërsa Presidentit Rugova ia qitën bombat dy herë dhe vëllain- Haki Imeri që e vranë më 2 nëntor ’99, edhe shok i shtatë vëllezërve. Këto katër akuza i kam pas prej Sabit Gecit me shkrim. Kukësi është, Gjykata është. Urdhëroni”, tha Imeri.
Dëshmitari pohoi se e ka statusin e veteran